Hajdari: Ky njoftim nuk është lëshuar nga Komuna e Prizrenit

0
725

Drejtori i Administratës pranë Komunës së Prizrenit, Osman Hajdari, ka reaguar pas shpërndarjes të një njoftimi në rrjetet sociale.

Deri më tani nuk dihet vërtetësia dhe autorësia e këtij njoftimi që ka zgjuar debat të madh në publik, në të cilin thuhet se shërbimet komunale janë të pjesshme për shkak të COVID-19.

Hajdari, poashtu ka thënë se dezinformatat si kjo bëhen nga njerëz të caktuar dhe për qëllim kanë t’ia m’veshin qeverisjes aktuale.

“Qytetarë të dashur

Mos bini pre e dezinformatave.

Nuk është e vërtetë që një mbishkrim i tillë gjendet në sportelet e komunës apo kudo në hapësirat e saj. Komuna e Prizrenit është në shërbim të qytetarë në cdo formë dhe aspekt(ashtu sic jeni njoftuar edhe në deklarimet e mëhershme)

Dezinformata si kjo, kohëve të fundit po bëhen nga njerëz të cakuar, që me cdo kusht kërkojnë të shohin vetëm zi e terr; e që këtë pastaj t’ia mveshin qeverisjes aktuale.

Në këtë kohë të pa kohë, na duhet maturi e përgjegjësi, bashkëpunim e solidaritet, dhe assesi shpifje, dezinformatë, panik, e polarizim politik.

Kohëve të fundit, vërejmë dezinformata e gjëra negative të paqena. Por, një gjë do t’u thosha këtyrë ndjellakeqëve: të gjitha këto gjëra të paqena-trillime, ruajini (mbani shënim) dhe pastaj pas pandemisë bindeni sovranin për këto gjëra që gjëja qeverisja aktuale po i bëka. Këtu do të jemi, nuk do të zhdukemi.

Qytetarë të nderuar, ne ju jemi mirënjohës për bashkëpunimin tuaj të deritanishëm, dhe besoj fuqishëm që së bashku do t’ia dalim”, ka thënë Hajdari./04 Online

Fotografia e Osman Hajdari

Leave a Reply