Guardiola, trajneri më i mirë i muajit në Premier Ligë

0
276

Pep Guardiola është votuar si trajneri më i mirë i muajit nëntor në Premier Ligën angleze.

Guradiola e pranon këtë çmim pas një muaji në të cilin Manchester City fitoi të tri ndeshjet e Premier Ligës.

Manchester City e filloi muajin nëntor me fitore 2:0 në derbin kundër rivalit Manchester United, ku edhe vazhdoi me fitore duke e mbajtur portën kundër Evertonit të cilin e mposht me rezultat 3:0.

Rezultatet pozitive për skuadrën e Pep Guardiolas vazhduan edhe në ndeshjen kundër West Ham, të cilën Manchester City e fitoi me rezultat të ngushtë 2:1.

Ky është çmimi numër 10 personal i trajnerit Pep Guardiola në Premier Ligë, ku vetëm Arsene Wenger (15 sosh) dhe Sir Alex Ferguson (27 sosh) kanë më shumë se trajneri spanjoll.

Guardiola në garën për ta fituar këtë çmim e mposhti trajnerin e Aston Villas Steven Gerrard dhe atë të Liverpoolit Jurgen Klopp. 

Leave a Reply