Gruaja dëm-shpërblehet nga burri i saj, me 173 mijë dollarë që kreu punët e shtëpisë

0
34

Gjykata argjentinase e dë-noi një burrë për të dëmsh-përblyer ish-bashkëshorten e tij me pagesën e 8 milionë pesos (rreth 173 000 dollarë) për punët e ndryshme të shtëpisë që ajo ishte kujdesur të kryente për gati 27 vite martesë.

Gruaja e moshës 70 vjeçe, e diplomuar në ekonomi ishte përkushtuar edukimit dhe arsimimit të fëmijëve dhe punëve të shtëpisë përgjatë bashkëjetesës së tyre. Varësia ekonomike e grave ndaj bashkëshortëve të tyre është një nga mekanizmat qendrorë ku gratë vendosen në një pozitë inferi-oriteti me burrat në shoqëri’, specifikon gjyqtarja, Victoria Fama. Magjistratja ka vendosur një shumë të arsyeshme për të riekuilibruar situatën jo të barabartë ekonomike të bashkëshortëve. Pas 27 vite martesë, i aku-zuari e la në kohën që ajo sapo kishte mbushur të 60 –at, moshë që gratë dalin në pension, së cilës i duhej të përballej me mungesën e eksperiencës në tregun e punës, mund të lexohej në gjykim. Çifti u nd-a në 2009 dhe u divo-rcua në 2011. Kompensimi ekonomik u fut në Kodin Civil në 2015. Ai mund të përbëhet nga një pagesë e vetme, në formën e të ardhurave, të gëzojë disa përfitime materiale ose pronë ose të çdo forme tjetër të rënë dakord mes palëve.

Leave a Reply