Grenell konfirmon nisjen e dialogut intensiv me heqjen e tarifës dhe reciprocitetit

0
436

I dërguari Special i Presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell ka konfirmuar se sapo të hiqën tarifa dhe reciprociteti dialogu do të nisë me intensitet të plotë.

Në një postim në Twitter, si konfirmim i postimit të presidentit Thaci se javën e ardhshme do t’i ndërmarrë hapat përfundimtar kushtetues për ta formuar qeverinë e re, Grenell tha se ka folur me liderët në Kosovë dhe Serbi dhe u ka kërkuar të fillojnë ta ndërtojnë besimin mbi këtë proces që sot, në mënyrë që të jenë gati kur të rinisin negociatat.

Grenell tha se edhe Kosova edhe Serbia kanë konfirmuar se do të punojnë në drejtim të ndërtimit të besimit.

Ambasadori Grenell, në fund, ka paralajmëruar më shumë të reja në lidhje me procesin, të cilat tha se do të bëhen të ditura së shpejti.

“Sapo të hiqen tarifa/reciprociteti (ndoshta këtë javë?) dialogu fillon intensivisht. Kam folur me liderët në Serbi dhe Kosovë për ta bërë të qartë se duhet të fillojnë ta ndërtojnë besimin që sot për të qenë gati – dhe ma kanë konfirmuar se ashtu do të bëjnë. Më shumë detaje së shpejti”, ka shkruar Grenell në Twitter./Indeksonline/

Leave a Reply