Grasso: KFOR-i s’ka informata se Prishtina do të marr aksione tjera në veri

0
33

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, me rastin e paralajmërimit të shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, se “Prishtina po përgatit aksione në veri”, thotë se KFOR nuk ka marrë kurrë një informacion të tillë.

“Ne nuk komentojmë spekulime apo informacione të pabazuara”, ka deklaruar ai për gazetën serbe “Politika”.

“Ne jemi dakord me delegatët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilët gjatë sesionit të fundit vazhdimisht i bënë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga retorika, deklarata dhe veprime nxitëse që mund të rrezikojnë dialogun dhe pajtimin”, shtoi ai.

Leave a Reply