Gjuha dhe stili i “komunikimit” ndërshqiptar është begati e jo shëmti

0
822

Shkollat e debateve shqiptare, s’janē më “oda” socializuese (si dikur) po janë shndrru në ca kakofoni politike e sociale. Shkolla e debateve në Shqipëri, psh. është më shumë e prirur të prodhoj zhurmë e kakofoni sociale, e cila kur të futet në analizën e përmbajtjes lë më shumē përshtypje formale se sa përmbajtësore! Pra, një shkollë tipike (që sociologjikisht mund ta identifikoj edhe si) “detare”, sepse, për nga dinamika, qasja sociale po edhe (a)ritmia është identike me temperamentin dhe stilin e gjuhës latine. Derisa, ajo kosovare që deri vonë praktikonte një kulturë të komunikimit dhe e respektit të bashkëbisedimit, (dikush do thoshte; ku shkaku i rrethanave historike e atyre sociologjike, nē fakt është një nus produkt arkaik i së kaluarës… ku kur flet njëri tjerët vetëm dëgjojnē, me respekt!), ka filluar tē rrëshqas nē drejtim tē tē zhveshjes masive nga autencititeti si tē themi tipik kontinental.

Tani, duke krahasuar këto “tradita” deri diku identike për nga mentaliteti dhe etnopsikologjia e mënyrës së komunikimit sociokulturor (po nē ditët e sotme edhe sociopolitik) ku; kur njëri flet, e tjerët dëgjojnë me respekt, na del që shkolla kosovare e komunikimit sociopolitik, bënē shumë gabim duke u “arratisur” nga fahu dhe “standardi” i saj dallues, e duke marr “yrysh” imitimin dhe tendencën e uniformitetit qē e kultivon ajo e Shqipërisë. Dua të theksoj, që ruajtja e veçantive të këtyre “shkollave” tradicionale të komunikimit, ështē dhe duhet të konsiderohet si begati e jo shëmti (siç ndoshta dikush shpreson të bëhen!) sociokulturore.

Them kështu edhe shkaku se, përvoja, mentaliteti, etnopsikologjia sociale, dhe “barrierat” psikologjike që (te kosovarët u mpleksuan edhe si pasojë e okupimit shekullor nga Serbia) e krijuan këtë lloj “dallimi” me karakter të ndrydhur, të rezervuar dhe të periferizuar të “distancës specifike sociale”. Kështu arsyen e shprehive dalluese debatuese në rrafshin kombëtar, sociologjikisht mendoj unē, që duhet adresuar edhe te “kallëpet e ndryshme emancipuese”, pastaj te mentalitetet e ndara politike, si edhe te sjelljet kulturore që i shkaktoj copëtimi i trojeve tona, gjatë historisë…

Shkruan: Fadil MALOKU

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply