Gjendet një veturë e braktisur në Ortakoll, brenda kishte elemente kriminale

0
288

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 04 tetor 2021, në rrugën “Saranda”-Prizren, policia kishte pranuar informacion për një automjet të dyshimtë i cili gjendej në lagjen “Ortakoll”. Njësitë policorë duke vepruar menjëherë gjeten se automjeti ishte i braktisur dhe mbante targa të falsifikuara, pasi nuk i kishte të njëjta.
Në lidhje më këtë, në vendin e ngjarjes kishin dalë hetuesit dhe njësia e forenzikës, mirëpo
pasi automjeti ishte i mbyllur, por duke pasur dyshime se mund të jetë i involvuar në ndonjë
vepër penale i njëjti u sekuestrua përkohësisht.

Pasi policia informoj prokuronin në lidhje me ngjarjen, sot me datë 08 dhjetor 2021, pas
pranimit të urdhëresës për kontrolle nga prokurori i Shtetit, pasi deri më tani nuk ishte paraqitur
pronari apo poseduesit e këtij automjeti, në brendësi të tij policia gjeti elemente të dyshimta qe
mund të jenë përdorur ne raste kriminale si:
1 -pushkë automatike AK47, dhe një karikator
13- fishek kalibër i panjohur,
1-maskë e zezë,
2-targa me numër të ndryshme të automjetit
1-shufër metalike
Disa elemente si boca plastike të zbrazëta, Rroba sportive etj.
Gjatë kontrollit të automjetit WV Pasat policia gjeti elemente të dyshimta, ku dyshohet se kishte ndërhyrje në automjet në disa pjesë për çka hetuesit do të zhvillojnë hetime të mëtutjeshme. Për të gjitha këto u informua prokuroi i Shtetit, i cili udhëzoj që rasti të hetohet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe municionit”. Rasti është nën hetime, policia po punon për identifikim e personit apo personave të dyshimtë për braktisje të automjetit me gjetjen e elementeve kriminale, thuhet në njoftim.

Leave a Reply