Giroud: Më pëlqeu projekti i Interit, ja pse dështoi transferimi

0
605

Interi provoi deri në fund që të marrë në Milano sulmuesin kampion bote Olivier Giroud gjatë merkatos së janarit, por nuk ia doli, ndërsa shkaqet e dështimit të negociatave i zbuloi vetë futbollisti në një intervistë për mediat franceze.

“Isha shumë pranë largimit në janar dhe isha përgatitur për të ndryshuar klimë, por drejtuesit më thanë se do të lejonin transferimin vetëm nëse gjenin një zëvendësues. Ky i fundit nuk u gjet deri në fund të merkatos dhe tani do të qëndroj deri në fund të sezonit te Chelsea”, deklaroi Giroud.

Kampioni i botës me Francën deklaroi se ishte u lumtur nga interesimi i disa skuadrave, por shtoi se vetë ai do të preferonte një transferim te Interi, pasi njihte mirë Contend he vlerësonte projektin e zikaltërve.

“Inter, Lazio, Lyon dhe Tottenham kanë shprehur interes dhe ndihem i privilegjuar për këtë. Kam folur me Conten në telefon dhe më joshte projekti i Interit. Për më tepër, me trajnerin njihesha mirë. Ndoshta shkoj në verë? Le të shpresojmë”, deklaroi sulmuesi francez.

Leave a Reply