Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian sot do zhvillojnë takimin tradicional me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor.
Në këtë takim do të marrë pjesë edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla- Schwarz. Ajo ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për zhvillimet e fundit dhe sigurinë në Evropë.
“Për Kosovën dhe rajonin, sulmi paramilitar nga Serbia më 24 shtator, ndryshon gjithçka dhe dëshmon urgjencën e përballjes me kërcënimet e mëdha të sigurisë”, ka shkruar Gërvalla në “X”.