Gegollaj: LDK-ja do ta ketë si prioritet lagjen “Mersel”, të cilën e kanë harruar të gjithë

0
535

Lagjja “Trava” e njohur ndryshe si “Mersel” që është nën administrimin e fshatit Kushnin është lënë në harresë nga pushteti lokal për këto 20 vite, kështu ka deklaruar Kemajl Gegollaj, kandidat i LDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Gegollaj ka thënë shkolla në këtë lagje është në gjendje të mjerueshme, ndërsa rruga “Shtigjet e UÇK-së” është e paasfaltuar, derisa ka bërë me dije se nxënësve u nevojitet sigurimi i transportit për të shkuar në shkollë.

Postimi i plotë:

Sot kam vizituar lagjen e harruar nga të gjitha pushtetet, lagjen “Mersel”.
Është për të ardhur keq se në çfarë gjendje është shkolla e kësaj lagjeje. Rreth 2️⃣0️⃣ nxënës të të gjitha gjeneratave vijojnë mësimet në një klasë të vetme. E papranushme për kohën e sotit, shumë keq.
Rruga “Shtigjet e UÇK” dhe rrugicat në këtë lagje nuk janë mbi 2km, por të gjitha të paasfaltuara.
Fëmijëve të kësaj lagjeje iu nevojitet një transport për tek shkolla e cila i plotëson kushtet, ndërsa për të tjerët mjafton rregullimi i infrastrukturës.
Për të dyja këto do të jem i zëshëm që të rregullohen brenda vitit të parë të qeverisjes së kryetarit Anton Quni.

PërTëGjithë

LDK 160 ✔️
Kemajl Gegollaj 20 ✔️

Leave a Reply