Gazetarja kosovare e RTK, Laura Krasniqi ka reaguar ditën e djeshme nëpërmjet një statusit në rrjetin social Instagram ndaj dy këngëtarëve nga Kosova Ilir Shaqirit dhe Naim Abazit.
Ajo i ka kritikuar dy këngëtarët e njohur e nuk është përmbajtur aspak. Krasniqi shkruan se disa artistë shfrytëzuan dëshmorët për përfitime të tyre personale e ndërsa poshtë mbishkrimit të saj shfaqen dy këngëtarët.

“Na kanë lodhur b… këta primitiva qe thirren ne emer te atyre qe kane dhene jeten per vendin! Artista qe shfrytezuan djersen e diasporës piii mundim mi pa hala ne skene”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram.