Fshati ku të gjithë banorët jetojnë në të njëjtën ndërtesë

0
450

Të jetosh në fshat, larg zhurmës së qytetit, ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Kur jeton në fshat, i njeh të gjithë familjet dhe banorët, pasi shtëpitë janë shumë pranë njëra-tjetrës.

Por, ekziston në botë një fshat ku të gjithë banorët e tij jo vetëm që jetojnë pranë me njëri-tjetrin, por madje jetojnë në të njëjtën ndërtesë. Ky fshat ka vetëm një sipërfaqe prej 50 kilometrash katrorë dhe një popullsi prej vetëm 200 banorësh.

Bëhet fjalë për Whittier në Alaskë, një vend i rrethuar nga shkëmbinj dhe ujëra të akullta, për shkak të temperaturave të ulëta me të cilat përballet pothuajse çdo ditë të vitit. Në këtë mjedis spikat një ndërtesë e madhe, e njohur si Kulla Begich, në të cilën është mbledhur e gjithë jeta e zonës, pasi një pjesë e madhe e njerëzve jetojnë në të. Ndërtesa është një pallat me 3 shkallë dhe 14 kate. Në të jetojnë 220 banorë.

Origjina e këtij fshati në Alaskë nis në vitet e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Para vitit 1943, në zonën ku sot është përqendruar aktiviteti kryesor i fshatit, nuk ishte ndërtuar asgjë. Ushtria amerikane më pas ndërtoi atje bazën ushtarake Camp Sullivan, me synimin për të shërbyer si një pikë hyrjeje për ushtarët që do të dërgoheshin në Alaskë.

Dhjetë vjet më vonë, në vitin 1953, u ndërtuan Kulla Begich, edhe pse në atë kohë pa emër. Dobia e saj atëherë ishte të strehonte familjet e ushtarakëve. Pavarësisht se kampi ushtarak u mbyll në vitet ’60, duke ia kaluar objektet administratës civile, fshati mbeti i pranishëm, me disa familje që i dhanë jetë, pavarësisht se aty ka temperatura 20 gradë nën zero.

Në këtë ndërtesë mbresëlënëse ka gjithçka që mund t’u nevojitet banorëve: një stacion policie dhe postë (kati i parë), bashki (kati i dytë), qendër shëndetësore, park, dyqane, supermarkete, një restorant dhe madje edhe një kishë.

Përveç këtyre, në katet e fundit të ndërtesës është hoteli i vetëm në qytet./TV21

Leave a Reply