Fillon dhënia e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë

0
219
Foto: Arkiva

Komiteti për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 në takimin e mbajtur të martën, në funksion të zbatimit të Planit të përditësuar për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19, ka vendosur që duke filluar nga e enjtja (09.12.2021) të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në popullatë.

Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate pë medie nga Ministria e Shëndetësisë.

“Doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë. Doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut ordinues. Doza e tretë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, MSh-ja njofton se dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare sipas intervaleve kohore për dozat e lartë cekura.

Qytetarët do të njoftohen për datat e vaksinimit përmes SMS, – emaili dhe njoftimeve publike.

“Duke konsideruar që vaksinimi është mënyra më efektive për të kufizuar dhe ndërprerë përhapjen e virusit dhe për të arritur mbrojtjen e popullatës, Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë qendrat dhe ekipet mobile të vaksinimit kudo në Kosovë për t’u vaksinuar sa më parë kundër COVID-19. Vaksinohu, mbroje veten dhe të tjerët!”, thuhet në komunikatë.

Në Kosovë, të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka marrë vendim për dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka marrë vendim për dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19
Infektologu Sali Ahmeti thotë se tani është koha e duhur që qytetarët të nisin të marrin dozën e tretë apo përforcuese të vaksinës.

“Meqenëse një pjesë e mirë e qytetarëve që e kanë marrë dozën e dytë i kanë kaluar gjashtë muaj nga marrja e asaj doze, është koha optimale për fillimin e [dhënies së] dozës së tretë”, thotë Ahmeti.

Ai pret që qytetarët të kenë interesim për këto doza.

“Ka pasur hezitime në raste të caktuara [për vaksinim], por mendoj se qytetarët i janë përgjigjur mirë dozës së dytë dhe mendoj se do t’i përgjigjen edhe dozës së tretë”, thotë Ahmeti për REL.

Sipas drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arben Vishaj, dozën e tretë do të duhej ta merrnin sidomos pacientët me sëmundje dhe imunitet të komprometuar.
“Te pacientët që janë të imuno-komprometuar dhe kanë sëmundje bashkëshoqëruese, me qëllim të forcimit të imunitetit, është vërtetuar që ka dhënë efekt aplikimi i dozës së tretë”, thotë Vishaj. /Telegrafi/

Leave a Reply