Veproni kështu që të dukeni e re dhe të ju shkëlqej lëkura

0
74

Keni parë modelet e “Victoria’s Secret” që duken shumë të bukura dhe të reja gjatë tërë kohës? Dëshironi të dini sekretin prapa lëkurës së tyre të mahnitshme?

E tëra varet nga përdorimi i duhur i shkëlqyesit Artistja e grimit Katey Denno zbuloi sekretet e saj për pamje më rinore. “Kur redaktorët e revistave të bukurisë më kontaktojnë për të më pyetur se si arrij t’i bëj të duken 10 vjet më të reja aktoret dhe modelet, përgjigjen e kam të gatshme”, tha ajo. Sipas saj, sekreti qëndron në përdorimin e shkëlqyesit të lëkurës në disa pika të caktuara strategjike, nëpërmjet të cilave ju do të dukeni për disa vite më të reja.

KU DUHET TA PËRDORNI?

“Përdorimi i shkëlqyesit mbi hundë, në këndet e brendshme të syve dhe në pjesën mbi buzë do t’ju bëjë të dukeni shumë më e re dhe më e bukur në të njëjtën kohë”, tha ajo. “Kjo mund të mos ju duket shumë e rëndësishme sa për të bërë një ndryshim kaq të madh, por është dëshmuar si e vërtetë.” Pa marrë parasysh pjesën tjetër të grimit, preferohet që grimi të jetë më natyral dhe shkëlqyesi të përdoret përveç zonave të lartpërmendura, edhe në mollëzat e faqeve.

ZGJIDHNI LLOJIN E DUHUR!

Duhet të keni kujdes që të zgjidhni llojin e duhur të shkëlqyesit, që ka një bazë të ngjashme me tenin e lëkurës suaj, sepse në të kundërtën do të dukeni keq. Disa mund ta përziejnë shkëlqyesin e lëkurës me bronzues, por nuk duhet t’i ngatërroni mes vete, pasi që njëri përdoret edhe në përditshmëri e tjetri vetëm në mbrëmje.

SI FUNKSIONON?

Sekreti kryesor në pamjen tuaj rinore që vjen nga shkëlqyesi qëndron te fakti se lëkura e shkëlqyeshme lidhet automatikisht me rininë dhe pamjen e shëndetshme. Nëpërmjet shkëlqyesit ju do të fitoni një pamje më të çlodhur, që në krahasim me ato që nuk e përdorin atë ju bën të dukeni shumë më e re, më natyrale dhe me lëkurë më të shëndetshme. Shkëlqyesi ka bazë të vajrave, të cilat mund të ushqejnë lëkurën tuaj në rast se keni lëkurë të thatë, kështu që është një produkt ‘dy në një’.

Leave a Reply