Vajzat më fashion të Instagramit na tregojnë kombinimet më bukura për shtatorin; +15 ide

0
62

Pulovra të ngrohta, xhaketa lëkure, fustane velvet, çizme kastori, çantat e mëdha… Vjeshta është stina e artë e modës, pasi ka kaq shumë veshje e aksesorë për t’u kombinuar.

Ardhja e sezonit të ri, vjen me jo pak prurje të reja, por para se t’i ‘turreni’ dyqaneve e të drejtuara nga instikti e emocionet të shpenzoni për gjëra që më shumë do të rrinë në gardërobë, sa do i vishni, blini në mënyrë të zgjuar.

Sa nuk është ftohur koha ende, por sërish keni nevojë për një xhaketë krahëve, ekspertët e modës pohojnë se ky është çasti ideal për të ‘përzierë’ rrobat e verës me ato të vjeshtës.

Fustanet e mëndafshtë, shkojnë mjaft mirë me pulovrat oversize, sarafanët mund t’i vishni me bluzat e pambukta, shapkat me fundet e gjatë dhe xhaketat që shkojnë me çdo gjë, nga xhinset në stilin e gjerë deri tek fundet me pala apo pantallona serioze.

Vajzat që influencojnë botën e modës, Pinterest e jo vetëm na kanë treguar se ‘ekuilibrimi’ i copëzave është jo vetëm praktik, por edhe fashion!

Ndonëse disa veshje janë bazike në këtë periudhë, vjeshta e 2019-s vjen me disa tendenca që na bënë për vete me shikim të parë, ndaj nëse doni të jeni IN hidhini një sy duke klikuar në këtë LINK.

Fotogaleria e mëposhtme përmbledh disa nga kombinimet më të bukura për ditët e para të shtatorit

Leave a Reply