Truku më i pazakontë për trashjen e vetullave (VIDEO)

0
22

Në atë që ndoshta shkakton habinë apo çudinë më të madhe në truket e bukurisë që kemi parë deri tani, ky është një prej tyre!

Ajo që e bëri publike ishte vetë blogerja e njohur australiane e bukurisë Stephanie Lange dhe videon e saj në YouTube të titulluar “Prerja e flokëve të mia për tu ngjitur tek vetullat” e kanë parë miliona njerëz në të gjithë botën, transmeton Revista Class.

Në video, Lange thotë se ajo mbërriti në këtë ide të pazakontë pasi ishte e zhgënjyer me përpjekjet e mëparshme të dështuara për tatuazhin e vetullave dhe metodat e tjera të rritjes së tyre.

Ajo fillon duke marrë një pjesë të vogël të flokëve tek skajet, përpara se t’i vendosë në një mbajtëse të vogël. Ajo përdor një ngjitës qerpikësh dhe piskatore që do të përdoret për të vendosur çdo fije floku tek vetullat për t’i bërë ato të duken më të plota dhe më të trasha.

Procesi i aplikimit është i përshkruar në video, kështu që nuk është e qartë se sa kohë zgjat në të vërtetë, por mendimi se ky proces kërkon kohë, në të vërtetë na bën më shumë vlerësues për rutinën tonë aktuale të mbushjes dhe trashjes së vetullave, ku lapsat, xhelët dhe pomadat janë pafundësisht më të shpejtë dhe më të lehtë për t’u përdorur.

Pavarësisht, ne jemi shumë të impresionuar nga pamja përfundimtare, pasi ajo doemos ka arritur një vetull më të trashë që duket tërësisht natyrale.

Për të parë trukun real që përdori blogerja australiane, shikoni videon më poshtë:

Leave a Reply