Tri sekrete të thjeshta për lëkurë të pastër dhe shkëlqyese

0
354

Që të keni lëkurë të shëndetshme duhet të dini bazat se si duhet të kujdeseni për të. Këto janë gjerat më bazike që ju duhet të dini që të mos dëmtoni lëkurën tuaj.

•  Mbrojeni veten nga dielli

Gjatë gjithë jetës ne i ekspozohemi diellit. Kjo mund të shkaktojë rrudha, tharje të lëkurës vende-vende por dhe kancerin e lëkurës. Që të mbroheni nga dielli ju duhet të përdorni krema mbrojtës dhe jo vetëm në plazh, por çdo ditë. Ka shumë rëndësi që kremi kundër diellit që ju përdorni kur jeni duke notuar të jetë rezistues ndaj ujit.

Nga ora 10 në mëngjes deri ne orën 4 në mesditë dielli është shumë i dëmshëm dhe asnjë krem nuk do ju mbrojë, prandaj mos ju ekspozoni diellit gjatë kësaj kohe.

• Mos pini duhan

Pirja e duhanit e bën lëkurën të duket më e vjetër dhe shkakton rrudha në lëkurë. Po ashtu pirja e duhanit ngushton enët e gjakut në fytyrë të cilat mundësojnë ushqimin e lëkurës me oksigjen dhe gjak, gjë që është shumë e rëndësishme për shëndetin e lëkurës.

Pirja e duhanit ndikon dhe në humbjen e vetive elastike që ka lëkura. Gjithashtu gjestet e fytyrës që ju bëni përderisa pini duhan, sikur mbledhja e buzëve dhe rrudhja e syve që të mos lejoni tymin të hyjë në sy, ndikojë në krijimin e rrudhave në ato pjesë.

• Përdorni kremin e duhur

Ju duhet të njihni tipin e lëkurës tuaj , nëse është e ndjeshme, e thatë apo e yndyrshme, dhe të përdorni kremin e duhur për lëkurën tuaj. Në qoftë se lëkurën e keni të thatë dhe përdorni krem për lëkurë të yndyrshme, ai do thajë edhe më shumë lëkurën tuaj.

Leave a Reply