Tretmanët natyralë për vetulla të trasha

0
434

Vetullat mund t’i japin vulë të veçantë dukjes suaj, sidomos nëse janë mirë të formuara dhe të trasha.

Mirëpo, mos vajtoni nëse natyra nuk ju ka shpërblyer me vetulla më të trasha -këtu mund t’ju ndihmojnë tretmanët natyralë.

LËNGU NGA QEPA

Nëse në vetulla vendosni lëngun e freskët nga qepa, mund ta stimuloni rritjen e tyre. Vetëm kini kujdes që lëngu të mos prekë sytë nga brenda.

ALOE VERA

Kjo bimë shëruese stimulon rritjen e qimeve të reja, por edhe vetullave u dhuron një shkëlqim të hatashëm. Pos kësaj, mund ta rigjallërojë lëkurën përreth vetullave, si pasojë e shkuljes së tyre. Në vetulla kohë pas kohe vendosni xhel nga aloe vera dhe shpejt do t’i vëreni rezultatet.

VAJI I ULLIRIT

Përzieni gjysmë luge vaj të ullirit dhe disa pika mjaltë e përzierjen e vendosni në vetulla. E lini ashtu për 30 minuta, e më pas i shpëlani. Kjo përzierje nga mjalti dhe vaji i ullirit ndikon që vetullat tuaja të jenë të trasha dhe të këndshme.

Leave a Reply