Trendet e modës për stinën e dimrit

0
755

Mesa duket gjërat kanë filluar të ndryshojnë në modë dhe trendet sa vijnë e bëhen më të çuditshme.

Tendencat e sezonit vjeshtë/dimër 2021 janë plot ngjyra, mund të themi më shumë se ajo e koleksionit pranverë/verë dhe padyshim ky është viti ku rrobat janë më të ‘gjalla’ se kurrë.

Të gjithë jemi mësuar që kur vjen dimri bëhemi paksa të zymtë dhe në veshje, i përshtatemi kohës me ngjyra të errëta dhe patjetër të trasha, por ky vit sjell shumë ngjyra.

Mendohet se përdorimi i ngjyrave për këtë vit është e qëllimshme pasi vijmë nga një periudhë e gjatë izolimi për shkak të pandemisë dhe në këtë formë t’i japim pak ngjyra jetës dhe ditës sonë.

Historia na tregon se me kohën përpos ngjarjeve kanë ndryshuar dhe tendecat apo stili në veshje e sigurisht që në ditët e sotme moda vlerësohet më shumë dhe cilësohet si art më vete.

Prandaj disenjatorët kanë gjetur këtë mënyrë për t’iu përshtatur ndjesisë që kaluam, për ta përjetuar rehatinë të cilën ishim mësuar nëpërmjet këtyre kombinimeve të ngjyrave.

Vëmë re se më së shumti janë përdorur ngjyrat e ndezura si; portokalli, blu, jeshile, rozë, e verdhë, e kuqe e shumë të tjera, por të gjitha këto janë në nuancat e tyre të forta. Dhe sigurisht nuk mund të mungojnë ngjyrat e tokës dhe e zeza.

Leave a Reply