Trangull me xhenxhefil, mrekullia e bashkimit që bën fuqinë e fytyrës

0
50

Pamja që të vjen në mend kur kujton relaksin dhe kohën për spa është qëndrimi shtrirë me dy feta kastraveci në sy. Përveçse pastron yndyrën dhe i jep freski lëkurës, kastraveci, siç dihet, ka vlera shëndetësore të larta, por është edhe një nga produktet më të rekomanduara në kozmetikë.

Kastraveci ndihmon shumë në tretje, është i pasur me vitaminë B, e njohur për të lehtësuar stresin dhe ankthin, por gjithashtu qetëson dhe rinovon lëkurën duke larguar rrathët e errët poshtë syve.

Çfarë ke nevojë më shumë pas një jave të lodhshme? Ja ku është një maskë super e thjeshtë dhe relaksuese për të qetësuar sytë. Gjithçka që të duhet janë vetëm dy përbërës: 5 gjethe nenexhik dhe një gjysmë kastraveci.

Kastravecin dhe gjethet e nenexhikut përzieji së bashku në një blender. Vendose me kujdes rreth zonës së syve përzierjen e përftuar. Mund ta mbash sa më gjatë të mundesh, por jo më pak se 15 minuta para se ta shpëlash me ujë të ngrohtë. Ky trajtim i thjeshtë është i mrekullueshëm, sepse kastraveci ul acarimin e syve, ndërsa nenexhiku zbut lëkurën dhe rrit qarkullimin e gjaku.

Leave a Reply