Tendencat e modeleve të flokëve për vitin 2020

0
7700

Kur hyjmë në një sezon ose vit të ri, një nga gjërat e para që na shkon në mendje, janë tendencat e momentit si në veshje, flokë, ngjyrë, stilim etj. Në këtë artikull do t’ju sjellim tendencat më të fundit të stilimit të flokëve për vitin 2020, sugjeruar nga emrat më të njohur në botë të fushës.

Lexo edhe: Modele flokesh per evente te vecantaTendencat e modeleve të flokëve për vitin 20200

Prerje e rrubullakët pas qafës

Duke pasur parasysh se këtë vit janë trend flokët jo me shumë gjatësi, me këtë model do të dukeni shumë “in”.Tendencat e modeleve të flokëve për vitin 20201

Shkallëzim i çrregullt modern

Një shkallëzim i çrregullt ju bën gjithnjë të dukeni moderne, madje mund të fshehë edhe ndonjë “defekt” të flokut tuaj.Tendencat e modeleve të flokëve për vitin 20202

Stilim i viteve ’90

Tendencë për këtë vit do të jetë edhe rikthimi pas në kohë, me një prerje e krehje flokësh karakteristike të viteve ’90.Tendencat e modeleve të flokëve për vitin 20203

Baluke të shkurtra si beb

Nëse dëshironi të dukeni më të reja në moshë, me një fytyrë ëngjëllore, mund të prisni baluke shumë të shkurtra, që vijnë në formë të rrumbullakët.Tendencat e modeleve të flokëve për vitin 20204

Baluke pak më të gjata se balli të ndara me vijë në mes

Nëse preferoni shumë baluket, por nuk jeni fanse të modelit të mësipërm, mund t’i mbani ato pak të gjata e t’i ndani në mes.Tendencat e modeleve të flokëve për vitin 20205

Flokë të krehura nga jashtë

Flokët me forma, por të nxjerra nga jashtë do të jenë gjithashtu tendencë për vitin 2020.Tendencat e modeleve të flokëve për vitin 20206

Flokë të valëzuara të ndara me vijë në mes

I ngjashëm me modelin i mësipërm, por flokët nuk do të jenë të kthyera, do të jenë të valëzuara në mënyrë më të rregullt.Tendencat e modeleve të flokëve për vitin 20207

Prerje e shkurtër klasike

Duke qenë viti i flokëve jo shumë të gjatë, kjo është në favorin e adhurueseve të flokëve të shkurtra. Mjafton një prerje fare e shkurtër, për t’u dukur shik dhe me shumë klas.Tendencat e modeleve të flokëve për vitin 20208

Flokë të shkurtër, të lëpirë

Nëse i doni flokët e shkurtër, por i keni mjaftueshëm të gjatë sa për t’i stiluar, mund t’i mbani ato dhe ndërkohë t’i bëni një krehje sikur janë të “lëpira” pas kokës.Tendencat e modeleve të flokëve për vitin 20209

Viti i gërshetave

Këtë vit do të mbizotërojnë edhe gërshetat e llojeve të ndryshme në flokët tuaj.Tendencat e modeleve të flokëve për vitin 202010

Kaçurrela me gjatësi deri te supet

Për gjatësinë e flokëve deri te supet, do të ishte ideale edhe krehja në formë kaçurreli.

Leave a Reply