Syzet që Oprah i mbajti gjatë intervistës me Meghan dhe Harry, janë bërë hit në gjithë botën

0
312

Syzet që e famshmja Oprah Winfrey i ka mbajtur gjatë intervistës me princin Harry dhe gruan e tij, Meghan Markle, janë bërë një hit i vërtetë dhe shumë të kërkuara.

Ato janë prodhuar nga kompania zvicerane me bazë në Cyrih, Gotti, që prodhon korniza me cilësi të lartë. Sidoqoftë, interesi publik për kornizën e syzeve që mbajti Oprah, e ka befasuar edhe vet kompaninë.

Intervista u shikua nga të paktën 50 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara, Britani të Madhe dhe në të gjithë botën, ndërsa gjatë bisedës, çifti i famshëm akuzoi rëndë familjen mbretërore britanike.

(Foto: Instagram/oprah)

Megjithatë, gjithashtu tërhoqën vëmendje edhe syzet që Oprah i mbante gjatë intervistës dramatike. Ato u prodhuan nga kompania Gotti, e themeluar nga Sven Gotti në vitin 1993, në Wadensil, një qytet i vogël në brigjet e Liqenit të Cyrihut. Kompania prodhon korniza në sasi rreth 10.000 në muaj, të cilat ua shet optikëve të pavarur.

Kornizat prodhohen në punëtoritë në Zvicër, dhe kushtojnë mesatarisht midis 480 dhe 600 euro.

Sidoqoftë, modeli OR02 i që pati Oprah u krijua nga vetë Gotti dhe posaçërisht për legjendën amerikane të televizionit, pasi ai u takua me të përmes optikëve të tij të preferuar në Washington.

“Unë krijova dy modele të ndryshme për të, por kur i pa, ato i pëlqyen aq shumë sa nuk dinte cilin të zgjidhte, kështu që mori të dy palët. Winfrey ka një koleksion mbresëlënës të syzeve, por i pëlqen këto sepse ato janë të lehta pavarësisht nga madhësia që kanë”, ka deklaruar Gotti. /Telegrafi/

Leave a Reply