Si të parandaloni dhe trajtoni rrudhat rreth buzëve

0
35

Sigurisht, plakja është një proces i natyrshëm dhe nuk ka asnjë arsye që dikush të turpërohet nga rrudhat në fytyrë. Mbi të gjitha, këto janë prova të prekshme të eksperiencës dhe mençurisë që janë shfaqur gjatë viteve. Sidoqoftë, ka disa gjëra që mund të bëni për të parandaluar dhe trajtuar ato, më konkretisht rrudhat rreth buzëve, në rast se ato tashmë janë shfaqur në fytyrën tuaj.

Masazhimi me vaj

Vajrat janë shumë efektive kundër plakjes pasi ato luftojnë radikalet e lira që mund të dëmtojnë lëkurën tuaj. Përveç antioksidantëve që parandalojnë dëmtimin oksidativ, ato janë jashtëzakonisht hidratuese, thelbësore për parandalimin e rrudhave. Vaj kokosit , vaj trëndafili ose vaj ulliri janë zgjedhjet më të mira. Thjesht masazhoni vijat rreth buzëve me majë të gishtave dhe lëreni vajin që qëndrojë gjët gjithë natës. Në mëngjes, lajeni fytyrën si përherë, informon abcnews.al.

Lëngu i limonit

Acidi në limon forcon lëkurën dhe antioksidantët mund të luftojnë dëmtimin e radikalëve të lirë dhe të nxisin prodhimin e kolagjenit. Për të përfituar nga veprimi i tyre, vendosni lëng në zonën problematike duke përdorur majat e gishtave, të gjitha frutat agrume kanë të njëjtin rezultat.

Kolagjeni

Kolagjeni prodhohet nga trupi ynë natyrshëm dhe zvogëlohet me procesin e plakjes. Është një proteinë e rëndësishme për promovimin e lëkurës së shëndetshme, ruajtjen e indit lidhës dhe muskujve, promovimin e elasticitetit dhe hidratimit. Përdorni një serum të pasur me kolagjen dhe aplikojeni çdo natë pas pastrimit dhe tonifikimit, informon abcnews.al.

Si të parandaloni rrudhat rreth gojës tuaj?

Së pari, sigurohuni që të shmangni pirjen me pipë dhe pirjen e duhanit; madje edhe cigare elektronike. Ndërsa mbidhni gojën, ju rrisni prishjen e elasticitetit dhe kolagjenit. Ndiqni një rutinë të qëndrueshme të kujdesit për lëkurën dhe, si zakonisht, kremi kundër diellit është thelbësor për të parandaluar rrudhat pasi rrezet UV shkaktojnë plakjen e parakohshme.

Leave a Reply