Si të grimoheni në mënyrën e duhur dhe të ktheni vetëbesimin!

0
54

Edhe pse ekzistojnë teknika dhe ushtrime, me të cilat mund ta zgjidhni këtë problem, të cilin shumica e quajnë “double chin”, ndihmë në fshehjen e mjekrës ofron edhe grimi.

Hijesimi në mënyrën e duhur është e gjitha që ju duhet së paku për të kthyer vetëbesimin tuaj.

Pasi të keni vendosur pjesën kryesore të grimit në fytyrën tuaj, merrni një korrektor që është dy herë më i errët se pudra juaj dhe tërhiqeni vijën me furçë nga veshi poshtë, pastaj një tjetër saktësisht përgjatë buzës së vijës së nofullës, në mes të mjekrës dhe përziejini këto vija.

Njësoj bëni edhe nga ana tjetër e nofullës. Pastaj lehtë aplikoni këtë grim edhe mu nën mjekër dhe në qafë, me linja vertikale./Telegrafi

Është me rëndësi që, me ndihmën e brushës apo sfungjerit, të zbatoni në mënyrë të barabartë gjithçka që keni aplikuar për të mos u bërë shumë e dukshme. 

Leave a Reply