Si të bartni mini-fustanin në moshën madhore, por të mos dukeni keq!

0
407

Rregulla në modë më nuk ekzistojnë, kufizimet kaherë janë rrëzuar, mirëpo një numër i vogël femrash në moshë madhore kanë marrë guximin të veshin një rrobë siç është mini-fustani

Me disa këshilla të ekspertëve të modës në mini-fustan do të dukeni shkëlqyeshëm pa marrë parasysh sa qirinj keni fikur në tortën tuaj të ditëlindjes.

Stilistët pajtohen në një gjë, asnjë femër nuk bën t’i lejojë vetes të duket vulgare, mirëpo me kombinim të drejtë çdo rrobë është e pranueshme.

Kur është fjala për mini-fustanet, ato tashmë me decenie janë aktuale dhe siç duket do të jenë në trend edhe një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Qe se si do t’i kombinoni, por që me atë rast të dukeni elegante dhe si zonjë:

1. Nëse vendosni të vishni fustan të gjatësisë deri mbi gjunjë, kushtoni kujdes që të mos jetë shumë i hapur në pjesën e sipërme. Pra, dekolteja e thellë nuk merret parasysh.

2. Zgjidhni modele valëvitëse në vend të modeleve të ngushta.

3. Gjithmonë bartni xhaketë apo triko sipër, në mënyrë që e gjithë veshja të dukej e balancuar dhe e sofistikuar.

4. Në vend të takave të larta zgjidhni atlete të cilat do të sjellin notë shkujdesje për gjithë veshjen. Në kombinim me rrobat sportive dhe të rehatshme, mini-fustani do të duket shkëlqyeshëm.

Leave a Reply