Si ta kemi një fytyrë me shkëlqim?

0
507

Nëse jeni duke kërkuar mënyra për ta bërë fytyrën tuaj të shkëlqejë natyrshëm, këto tre detyra themelore duhet të bëhen pjesë e rutinës suaj të mëngjesit.

Gjëja më e thjeshtë dhe më e lehtë që mund të bëni çdo mëngjes, pasi të zgjoheni është të lani fytyrën me ujë të ftohtë. Ky është hapi i parë drejt arritjes së një pamje me shkëlqim natyral. Larja e fytyrës mund të pastrojë vajin që krijohet në lëkurë gjatë gjithë natës, por edhe bën të mundur që  fytyra juaj të ndihet e freskët. 

Gjëja tjetër më e mirë që mund të bëni është të aplikoni pak krem që përshtatet me lëkurën e fytyrës tuaj, për të parandaluar thatësinë e saj. 

Gjithashtu ju mund të përzieni pak ujë trëndafili me lëng limoni në një tas dhe t’i shtoni glicerinë. Përziejini mirë, pastaj vendoseni  në një shishe të vogël dhe ruajeni në një vend të freskët, zgjedhja ideale do ishte frigoriferi.

Aplikojeni me ndihmën e një pambuku në fytyrën tuaj çdo ditë, pasi të keni mbaruar me hapat e mësipërm. Këshillohet të përdoret veçanërisht nëse fytyra juaj është me akne. Besohet se glicerina mund të largojë plagët e shkaktuara nga puçrrat.

Leave a Reply