Sa kushton një “fytyrë për Instagram” – çfarë ndërhyrjesh duhet t’i kryeni për t’u dukur e përsosur në rrjete sociale

0
61

Rrjetet sociale imponojnë standarde të bukurës të cilat, në të vërtetë, janë shumë larg nga standardet natyrale njerëzore: hunda shumë të vogla, buzë të trasha, kocka të mprehta të faqeve dhe gjëra tjera që i bëjnë femrat më joshëse.

Nuk është befasi se femrat të cilat duan t’i përmbushin këto standarde, vendosin që të bëjnë ndryshime radikale, transmeton Telegrafi.

Kështu, ato i vizitojnë kozmetologët dhe kirurgët plastikë.

Por, për t’u bërë një “fytyrë e bukur e Instagram-it” merr shumë kohë dhe para.

Sa saktësisht? Më poshtë i gjeni detajet!

Për një hundë si të Angelina Jolie duhet t’i shpenzoni përafrisht 3,000 dollarë

Për buzë si të Kylie Jenner duhet t’i shpenzoni përafërsisht 1,500 dollarë

Për kocka të mprehta në faqe sikur Kim Kardashian duhet t’i shpenzoni rreth 3,150 dollarë

Për sy sikur të Bella Hadid duhet t’i shpenzoni rreth 3,200 dollarë

Për mjekër si të Beyonce duhet t’i shpenzoni rreth 3,000 dollarë për implante

Për dhëmbë si të Blake Lively duhet t’i shpenzoni rreth 2,500 dollarë

Nëse i bën bashkë të gjitha çmimet, kostoja finale e një “fytyre për Instagram” duket se është rreth 20,000 dollarë.

Këtu nuk janë numëruar produktet e shumta të bukurisë të cilat i përdor çdo yll i Instagramit.

Pra, njerëzit sot i kushtojnë shumë vëmendje pamjes fizike dhe e konsiderojnë si matës të suksesit.

Paaftësia për t’u përshtatur me standardet e bukurisë, edhe nëse personi e din sa të parëndësishme janë, konsiderohet si dështim e që pastaj shpie në shumë probleme psikologjike.

Leave a Reply