Radha e duhur që duhet të ndiqni kur aplikoni produktet e fytyrës

0
25

Kur ishim të rinj, kujdesi për lëkurën tonë dukej i thjeshtë: larja e fytyrës dhe .. gati. Si të rritur, rutina jonë e kujdesit ndaj lëkurës përfshin shumë produkte të ndryshme dhe kjo është ajo që e bën situatën pak më të komplikuar. Ka produkte të panumërta në treg, me cilësi dhe qëllime të ndryshme dhe kjo larmi mund t’ju hutojë.

Sidoqoftë, cilindo që zgjidhni, duhet t’i zbatoni ato në mënyrë korrekte, pasi aplikimi i gabuar mund të zvogëlojë shumë efektivitetin e tyre. Së pari, pasi të keni pastruar lëkurën përdorni produkte të lëngshme, siç janë ato me bazë uji.

Pastaj vendosni serumet, kremrat dhe në fund vajrat. Nëse bëhet fjalë për rutinën e mëngjesit, hapi i fundit duhet të jetë gjithmonë kremi kundër diellit.

Leave a Reply