Petale trëndafili për të parë ndryshime në trupin tuaj

0
494

Mblidhni disa trëndafilë të freskët dhe me aromë të theksuar, por në pamundësi të kësaj mund të blini petale të thara në farmaci.

Përgatiteni duke futur në një tenxhere, një litër ujë dhe vëreni të ziejë.

Ndërkoh, këpusni petalet (nëse morët trëndafilë të freskët), ose përgatisni ato të blerat. 40 gramë petale hidhini në një tenxhere tjetër, shtoni aty ujin që valoi dhe lëreni për 30 minuta.

Filtrojeni dhe eliminoni të gjitha petalet. Lëreni të ftohet dhe filloni të bëni trajtimin me të.

Merrni kompresa dhe vendosini tek sytë, mbajeni për 20 minuta. Mund ta aplikoni në këtë mënyrë disa herë në ditë.

Tonikun e trëndafilit mund ta përdorni edhe për të larë fytyrën, trupin ose zona të irrituara duke i lyer me pambuk ose kompresë (gjithmonë pas pastrimit klasik me sapun).

Nëse do ta përdorni si tonik, duhet ta ruani në frigorifer në shishe qelqi.

Leave a Reply