Përpara ciklit menstrual nuk kryeni dot aktivitet fizik? Si ndikojnë hormonet në gjithçka që bëni

0
454

Jeni një grua që ka qejf palestrën, por cikli menstrual ju shqetëson shumë dhe nuk arrini dot të kryeni ushtrimet që doni sepse jeni të pafuqishme ose keni dhimbje?

Duhet t’ iu ngushëllojë fakti që këtë problem e kanë shumë femra dhe nuk është diçka për t’ u ndier keq, madje është gjendje shumë normale.

Mbi të gjitha është një gjendje që varet totalisht nga hormonet kështu që s’ ka asnjë arsye për t’ u ndierë keq.

Po ju sjellim një mënyrë praktike që praktikohet nga femrat atlete. Kjo është një mënyrë efektive që ato asnjëherë të mos rrinë pa u stërvitur, por të mos tej mundohen dhe në ditët kur trupi i tyre nuk mund të jap maksimumin.

Dita 1-5 e menstruacioneve

Në këtë periudhe nivelet e estrogjenit dhe progresteronit janë të ulëta, përfshi edhe inflamacionin që ka trupi, ndjeheni të pamotivuara për të kryer aktivitet. Por duke qenë se është një periudhë ku testosteroni rritet ndjeshëm është një moment i shkëlqyer për të krijuar muskuj.

Nëse dëshironi ushtrime të lehta rekomandohet joga dhe pilates.

Dita 6 – 14

Nga dita e 6 e ciklit dhe deri përpara ditëve të ovulimit të vezës ju ndjeheni shumë mirë, kjo vjen si pasojë e rritjes së estrogjenit. Tani jeni vitale dhe aktive. Shfrytëzojini këto ditë që të bëni sa më shumë aktivitet.

Sugjerohet të vraponi ose të kryeni aktivitet të fortë fizik. Trupi juaj e toleron këtë lloj aktiviteti kështu që mos ndaloni.

Dita 15-23

Përgjatë këtyre ditëve bie niveli i estrogjenit dhe rritet shumë progresteroni. Duhet bërë kujdes me aktivitetin e madh fizik përgjatë kësaj kohe. Dëmtimet janë më të lehta të ndodhin dhe trupi do më shumë kohë të rikuperohet.

Tregohuni të kujdesshme dhe dëgjoni trupin tuaj, nëse ndjeni se duhet të ndaloni, mos vazhdoni më, shkruan Living.

Dita 24-28

Nivelet e estrogjenit dhe progresteronit janë të ulëta dhe ankthi dhe irritomi i përgjithshëm rriten. Dëshira për të bërë aktivitet fizik është shumë e ulët.

Joga, pilates dhe vrapi i lehtë, ose ecja e shpejtë do t’ iu bëjnë mirë përgjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/

Leave a Reply