Përgatitni maskën e thjeshtë për fytyrë përmes karrotës

0
485

A e keni ditur se karota ndikon shkëlqyeshëm në kujdesin ndaj fytyrës, trupit dhe flokëve, për shkak të makromikroelementeve, enzimave, vitaminave dhe substancave të tjera biologjike? Lëngu nga karota është shumë i dobishëm për kujdesin e fytyrës. Në vijim ju paraqesim maskat nga karota që të keni fytyrë të bukur

PROBLEMI ME NJOLLAT

Pastroni 3 karota, i gërryeni imët dhe shtrydhni lëngun. Me lëvizje të buta në mëngjes dhe në mbrëmje bëni masazh fytyrës me lëngun e karotave për të larguar njollat.

PËR LËKURË TË NDJESHME

Nëse keni probleme me lëkurë të ndjeshme, dy herë në ditë bëni masazh lëkurës, sepse në këtë mënyrë e ushqeni lëkurën. Është e dobishme për lëkurën e thatë dhe të yndyrshme.

MASKË PËR LËKURË PROBLEMATIKE

Karotën e gërryeni imët, një lugë me këtë bluarje e vendosni në fytyrë dhe në qafë dhe e mbuloni me peshqir. E lini të veprojë për 20 minuta dhe e shpëlani me ujë të ngrohtë vendosni kremin ushqyes. Maska i përgjigjet secilit lloj të lëkurës, e sidomos asaj problematike, sepse e ushqen dhe e freskon duke e bërë më të butë dhe më elastike.

MASKË PËR TË GJITHA LLOJET E LËKURAVE

1. Karotën përsëri e gërryeni imët dhe e përzieni me një vezë. Masën e vendosni në fytyrën e pastruar mirë paraprakisht dhe e lini të veprojë për 20 minuta. Së pari e shpëlani me ujë të ngrohtë, e më pas me ujë të ftohtë. Maskën mund ta përdorni shumë shpesh. 2. Nevojiten 2-3 karota të freskëta dhe 5 lugë mjaltë. Karotat i zieni dhe në masë shtoni edhe mjaltin. Maskën e lini të veprojë për 15 minuta, e më pas e shpëlani me ujë të ftohtë. 3. Karotën e gërryeni imët dhe e përzieni me të bardhët e rrahur të vezës dhe një lugë qumësht pluhur. E vendosni në fytyrë dhe e lini për 20 minuta dhe e shpëlani me ujë të ngrohtë.

MASKË PËR LËKURË TË THATË DHE TË LODHUR

Dy karota i gërryeni imët dhe i shtrydhni. Në lëng shtoni edhe gjysmë nga të kuqtë e vesë dhe gjysmë lugë vaj ulliri. Përzieni mirë dhe e vendosni në fytyrën e pastruar, shmangni hapësirat përreth syve. E lini të veprojë për 15 minuta, e shpëlani me ujë të ngrohtë.  

Leave a Reply