Përbërësi që s’duhet të mungojë kurrë kur bëni maska për flokët

0
313

Nëse ekziston një përbërës që nuk duhet të mungojë kurrë në maskat tuaja të flokëve është veza. Çdo lloj floku ka nevojë për maska specifike, por ky përbërës është efektiv për të gjitha tipologjitë.

Ajo që e bën kaq të nevojshëm duket se janë yndyrnat e mira të pranishme në vezë dhe vitaminat, që lejojnë këtë përbërës të ushqejë gjëndrat e flokëve, duke përshpejtuar rritjen e flokëve dhe në të njëjtën kohë duke u dhënë atyre volum dhe butësi.

Një maskë e tillë e flokëve duhet bërë dy herë në muaj, por si ta përgatisni atë? Përbërësit që do t’ju duhen janë 3 lugë të mëdha vaj ulliri, 1 lugë mjaltë, dhe një vezë e plotë. Përziejini bashkë derisa të krijohet një masë homogjene. Mbajeni në flokë për 20-30 minuta. 

Leave a Reply