Njihuni me stilet e reja vjeshtore për buzë

0
86

‘Ombre’ është një efekt, i cili ka kaluar prej kokës e deri te këmbët. Markat e bukurisë e kanë pranuar këtë trend për flokë e për thonj.

Tani, ky koncept ka kaluar edhe në buzë Artisti i grimit Stanislaus sugjeron aplikimin e ngjyrës për buzë në pjesën e pasme të dorës suaj (për ta ngrohur pigmentin dhe për ta bërë atë më të butë), e më pas ta bëni majën e gishtit tuaj tregues me ngjyrë, duke përdorur lëvizje të lehta e qarkore, e shtypni dhe e përzini pigmentin në buzët tuaja.

I shtrëngoni buzët dhe i pastroni skajet me heqës grimi. Për një opsion të shpejtë e gjithëpërfshirës që nuk kërkon përvojë profesioniste, mund ta përdorni ‘Maybelline New York’s Lip Studio Color Blur’ dhe këtë shkumës me ngjyrë pa shkëlqim ta aplikoni në mes të buzëve tuaja. Përdoreni silikonin për buzë në skajet e kundërta për ta përhapur ngjyrën drejt skajeve dhe për ta arritur rezultatin. 

Leave a Reply