Njihuni me dobitë e mjaltit në kujdesin ndaj lëkurës

0
337

Besoj që i njihni tashmë, dobitë e mjaltit në kujdesin ndaj lëkures. Mjalti gjëndet në një numer të pafundem produktesh kozmetike, si përbërës kryesor në kremera, maska, locione. Ai përmban 300 substanca minerale dhe organike.

Disa nga ato janë shumë të vlefshme për lëkuren. Mjalti përmban proline, përbërës i aminoacidit. Prolina ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës, dhe parandalon plakjen.

Mjalti përmban ujë lulesh, i cili trajton, rigjeneron dhe parandalon shfaqjen e rrudhave. Pehazhi i mjaltit është 5, prandaj dhe ndihmon lëkuren ka për të ruajtur balancen dhe metabolizmin e qelizave. Mjalti përmban përbërës anti-bakterial të cilët mund të shpjegohen si një kombinim ndërmjet acideve organik dhe enzimave, gjithashtu mjalti është i domosdoshëm për të kuruar infeksionet që shfaqen në lëkurë. Falë përbërjes së tij, mjalti deperton menjëherë në brendësinë e porëve, pasi esenca e tijë me kimikatë pastron dhe lëmon lëkuren. Mjalti ka një aromë të këndshme, të cilin mund t’a përdorni si aromatizues terapeutik.

Leave a Reply