Nga flokët tek celuliti, 6 përdorime të zgjuara të kafesë

0
491

Keni kafe në shtëpi? Ok, fillojmë!

1. Largon aromat e këqija: Përdorni 1 lugë kafe për të larguar aromën e pakëndshme që lë qepa dhe hurdhra në duar, por jo vetëm. Fërkoni duart me kafen dhe më pas lajini si zakonisht. Sa hap e mbyll sytë, nuk ka më aromë të keqe.

2. Shërben si maskë për lëkurën: Përdorimi i kafesë në maskat e bukurisë ka mjaft efekt. Më parë, ju kemi paraqitur një maskë në kushte shtëpiake, të preferuarën e Almeda Abazit, e cila bën mrekulli për lëkurën. Një maskë të tillë mund ta përhapni edhe në gjithë trupin.

3. Balancon aromën në frigorifer: Vendosni një filxhan të vogël me kafe në frigorifer. Një gjë e tillë do të balancojë gjithë aromat.

4. Redukton celulitin: Miksoni kafe dhe vaj kokosi dhe lyeni zonat problematike. Me maskën e krijuar, masazhoni trupin dhe më pas bëni dush me ujë të vakët.

5. Bën mrekulli me flokët: Duke filluar nga rënia e flokëve e deri tek rikuperimi i majave të dëmtuara, kafeja bën mrekulli me flokët. Jo vetëm kaq, por maskat me kafe u japin flokëve shkëlqimin perfekt. Mjafton të hidhni kafe në flokë dhe më pas të masazhoni skalpin për disa minuta; lëreni në flokë për 20 minuta dhe më pas lani flokët. Një trajtim të tillë mund ta bëni 1 herë në javë.

6. Largon qelizat e vdekura: Kafe + vaj ulliri = Scrub-i më i mirë për lëkurën. Fërkoni trupin me maskën e krijuar për 15 minuta dhe bëni më pas një dush me ujë të ngrohtë.

Leave a Reply