Nëse doni që të gjithë të kthejnë kokën kur kaloni, provoni këto 5 truke për të theksuar sytë blu

0
427

Sytë blu janë shprehës dhe hipotizues, por grim ii gabuar mund të fashisë bukurinë e tyre. Sa tërheqës, aq edhe të vështirë janë, e kur themi këtë nënkuptojmë grimin. Më poshtë do të lexoni 5 truket që do të thkesjojnë ngjyrën blu të syve.
Luani me nuancat e bronzit
Kur ju doni që ngjyra e syve të bjerë në sy, zgjidhni hijet e bronzit në portokalli. Kjo për shkak se këto ngjyra janë të kundërta me bojëqiellin në spektrin e ngjyrave. Duke i përzierë bashkë ju do t’i jepni shkëlqim dhe ndriçim syve.
Penel ngjyrë blu
Një tjetër mënyrë për të theksuar ngjyrën blu të syve është të përdorni të njëjtën ngjyrë peneli apo hijesh. Ngjyra e zezë nuk u shkon syve ngjyrë blu ndaj mos gaboni duke përdorur penelin e gabuar sepse do të shuani shkëlqimin e syve. Mos kini frikë se do të gaboni, pasi kanë qenë të shumtë artistët që kanë guxuar të lyejnë sytë bojëqielli me blu dhe na kanë vërtetuar që është një ide shumë e mirë.
Hijet gri u shkojnë mësë miri syve blu
Për ato femra që pëlqejnë stilin minimalist dhe nuk u pëlqen të “zhurmojnë” me pamjen e tyre sugjerojmë nuancat e grisë. Ngjyrat pastej janë gjithashtu një mundësi tjetër, por për të mos patur një pamje të fjetur mos harroni të theksoni vetullat dhe qerpikët.
Smoky Eyes
Kush tha që sfumimi i syve nuk është për ngjyrën blu? Mjafton të gjeni nuancat e duhura (bronze, ar, portokalli, kafe e errët) dhe të dini të kombinoni ngjyrat për të arritur pamjen perfekte.
Çdo hije duhet të jetë një nuancë më e errët se tjetra, por nëse i keni sytë te vegjel mos e teproni, pasi sytë nuk do të duket më të shndritshëm, por e kundërta.

Leave a Reply