Nëse dëshironi qerpikë të trashë dhe më të gjatë, provoni këtë recetë!

0
523

Qerpikët e gjatë, të trashë, janë ëndërr e secilës femër. Nëse edhe ju i dëshironi të tillë, e nuk i pëlqeni ata artificialë, provoni preparatin që mund ta përgatisni vetë në shtëpi.

Paketimin e zbrazët të maskarës së vjetër apo shishen e pastruar të llakut për thonj mbusheni me këtë përgatitje: – 1/4 e shishes vaj ricinusi.

1/2 e shishes vaj vitamina E, – 1/4 e shishes xhel aloe vera. Mbylleni mirë shishen dhe e përzieni mirë. Me brushën e maskarës së vjetër apo me atë të llakut këtë përzierje e aplikoni në qerpikë për çdo mbrëmje para gjumit në një periudhë kohore prej një muaj. Vaji i ricinusit i bën më të trashë qerpikët, vitamina E përshpejton rritjen e xhelit nga aloe vera i zgjat.

Leave a Reply