Modele flokësh për festat e fundvitit

0
53

Kërkoni një krehje të përshtatshme flokësh për festat e fundvitit? Për Krishtlindje ju këshillojmë një stil më romantik, ndërsa për natën e Vitit të Ri, mund të guxoni pak më tepër, gjithmonë duke kombinuar krehjen e flokëve me modelin e fustanit tuaj.

Le të shohim disa sugjerime se çfarë mund të provoni për takimet tuaja elegante dhe si mund të realizoni nga shtëpia, për pak minuta disa modele të thjeshta për festat.
Për më të rejat dhe jo vetëm, nuk kemi dyshime: këshilla jonë është të provoni gërshetat. Janë shumë të lehta për t`u bërë dhe përveç kësaj, të japin dorë të krijosh. Ju mund të krijoni edhe vetë stile vërtet të bukura flokësh, shumë chic dhe romantike, thjesht duke i rrotulluar rreth kokës e duke i fiksuar me karfica.

Për një stil “alla vitet ‘30”, mund të provoni flokët e mbledhura, me një onde anash.

Mos harroni që, në një krehje flokësh të tillë, mbledhja duhet të jetë e përsosur dhe pa asnjë bisht jashtë apo të çrregullt. Pastaj, kemi flokët e mbledhura ëmbël, që nuk dalin kurrë nga moda. Këshilla jonë në këtë rast është të pasuroni krehjen me një kapëse kristali apo një rreth origjinal dhe të modës. Hidhini një sy galerisë se fotove dhe zgjidhni krehjen që dëshironi. Nuk është shumë shpejt, edhe sepse, në qoftë doni ta realizoni një model të caktuar te parukierja juaj e preferuar, do të jetë e nevojshme t`i çoni asaj foton e modelit dhe të caktoni një takim qysh më herët. Mos rrezikoni, sepse për festa të gjithë zbarkojnë në parukeri dhe mund të ngeleni pa gjë.

Stili i viteve 60-të

Elegant, klasik dhe i përshtatshëm për t`u mbajtur si gjatë ditës ashtu dhe në darkë. Është i thjeshtë për t’u realizuar dhe të jep një ndjesi komforti. Në rastin konkret, vajzës ia kam stiluar bishtin për të krijuar një stil më festiv, por edhe thjesht i lëshuar, është stil i pranueshëm dhe po aq elegant. Me këtë model, del në pah pjesa e shtrirë e ballukes, pjesa e fryrë dhe bishti i stiluar. Ky stil shoqërohet shumë këndshëm me penela me ngjyrë, buzë natyrale, por në këtë rast është shoqëruar me nuanca natyrale në pjesën e syve dhe buzët e kuqe, një make-up klasik, femëror dhe shumë sensual.

Kaçurrelat e fryrë rock, “alla vitet 70”

Stili rock i atyre viteve është një ndër stilet që i ka bërë ballë ndryshimit të tendencave ku spikasin kaçurrelat e fryrë dhe të çrregullt si dhe ngjyrat e ndryshme të toneve të syve, tipike të asaj kohe. Ky stil është pasqyrimi më i mirë i një vajze rebele, por njëkohësisht femërore. Një ndër stilet më të pëlqyer këtë sezon është ai ku kaçurrelat janë të imta dhe shumë voluminoze. Në këto ditë festash është një stil që mund ta aplikoni dhe vetë nga shtëpia.

Leave a Reply