Moda në kohën e pandemisë: Si të dukeni shkëlqyeshëm, por njëherësh edhe të mbroheni nga virusi!

0
448

Si të bartet shamia e mëndafshtë në funksion të maskës mbrojtëse?

Si femër me ndikim të madh në veshje këto ditë, Olivia Palermo është e vetëdijshme që me përgjegjësinë e saj duhet patjetër të kontribuojë në pengimin e përhapjes së coronavirusit.

Prandaj, këto ditë ajo në Instagram po jep ide se si t’i bëjmë kombinimet e verës perfekt, por njëherësh edhe të mbrohemi nga infektimi, transmeton Telegrafi.

“Siguria është me rëndësi, prandaj le të jetë edhe moderne. Po gjej mënyra kreative se si të mbrohem në shëtitjet e çdoditshme me qenin.

Bëhuni kreative dhe në dollapin tuaj kërkoni maskën personale”, porosit Olivia, e cila ka vendosur që “maska” e saj të jetë shamia e bukur e mëndafshtë. /Telegrafi/

Leave a Reply