Me vetëm tre hapa deri te mollëzat e përkryera

0
14

Nuk keni nevojë që të lodheni me errësimin e komplikuar të tërë fytyrës në mënyrë që t’i veni në pah linjat e përkryera. Mjafton që ta veni një grim adekuat, të thjeshtë dhe universal.

PËR TË PASUR “MOLLËZAT E ËNDRRAVE”, NEVOJITEN TRI PRODHIME:

1. Bronzuesi me një nuancë më të errët (me strukturë mat)

2. Bojëkuqi (me ngjyrë më të çeltë, si të pjeshkës, që ka një pamje të përkryer)

3. “Highlighter”-i (zonjat e njohura, sikur Miranda Kerr, përdorin lapsin për buzë, me grimca vezulluese).

PROCEDURA: 1. Nën mollëza (nga mesi i veshëve e nga goja) bëjeni një vijë të butë me bronzues. 2. Thithni faqet brenda dhe, me një brushë të butë, veni pak bojëkuq. 3. Në majë të mollëzave, në pjesën e lëkurës që kalon në qeska të syve, veni pak “highlighter”.

Leave a Reply