Më në fund zbulohet fshehtësia për rritjen e shpejtë të flokëve

0
50

Sushmita është një indiane, më e njohura në internet për kujdesin ndaj flokut. Në vijim ju sjellim disa nga recetat e saj për të pasur flokë të bukur dhe të gjatë .

ALOE VERA

Aloe vera nxit rritjen e flokut dhe ndikon në kujdesin ndaj rrënjës. Disa gjethe të bimës i ndani përgjysmë, shtrydhni lëngun dhe bëni masazh rrënjës së flokut. Maskën e lini në kokë për së paku dy orë, e nëse dëshironi, mund ta lini edhe gjatë natës.

UJI I FTOHTË

Flokun shpëlajeni si gjithmonë, por pastrimi i fundit le të jetë me ujë të ftohtë. Uji i ftohtë mbyll poret dhe përmirëson qarkullimin, e rezultat është rritja e shpejtë e flokut, e po ashtu, shkaku i ujit të ftohtë uji shkëlqen më shumë.

UTHULLA E MOLLËS

Nëse dëshironi flokë me volum, filloni të përdorni uthullën e mollës, sepse uthulla e aktivizon folikulën e flokut. Përdoreni në vend të regjeneruesit për flokë, e pasi nuk ka aromë intensive, nuk keni pse ta shpëlani.

MASKA ME PROTEINA

Merrni dy vezë, ndani të bardhët e tyre dhe i përzieni. Masën e fituar e vendosni në rrënjën e flokut. Për efekt më të fortë, flokun mund ta mbështillni me peshqir të ngrohtë.

MASKA NGA VEZËT DHE KONJAKU

Kjo maskë flokun e bën më të fortë, më të plotë he stimulon rritjen. Dy vezë dhe një gotë konjak i përzieni dhe vendosni në rrënjën e flokut, e nëse dëshironi flokë të butë, shtoni dhe pak vaj ulliri.

VAJI ETERIK

Vaji eterik i jojobës, livandës, bademit, rozmarinës kanë efekt të mirë në folikulat e flokut. Një nga këta vaj eterik përzieni me vajin e kokosit dhe e aplikoni në rrënjën e flokut. E lini disa orë ose gjatë natës, më pas flokun e shpëlani i zakonisht. 

Leave a Reply