Maska për trajtimin e lëkurës së lëshuar

0
35

Lëshimi i lëkurës është një proces i pashmangshëm natyral, që ndodh kur ne plakemi, shtojmë ose humbim peshë. Gjithsesi, lëshimi i lëkurës është më evident në disa pjesë të caktuara, si puna e pjesës nën nofulla dhe lëkura në pjesën e epërme të duarve.

Ndonëse është e pamundur ta eliminoni krejtësisht lëshimin e lëkurës si proces, ekzistojnë ilaçe natyrale që ju ndihmojnë në përmirësimin e dukjes së lëkurës së lëshuar, disa prej së cilave ua kemi sjellë më poshtëm, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Maska me të bardhë të vezës

Përzieni të bardhtë e një veze me një lugë gjelle vaj trumze dhe aplikojeni maskën e fituar në lëkurën ku keni probleme. Ky është njëri nga ilaçet më të efektshëm për trajtimin e lëkurës së lëshuar dhe rrudhave. Veza stimulon prodhimin e kolagjenit, ndërsa vaji i trumzës ndihmon në hidratimin e lëkurës. Ky kombinim bën që lëkura të mos lëshohet.

Maska me banane

Maska e fituar me përzierjen e një banane, një lugë gjelle mjaltë dhe një lugë çaji vaj ulliri ndihmon në përmirësimin e dukjes së lëkurës suaj. Kjo maskë, përveçqë ia kthen shkëlqimin lëkurës, ndihmon edhe në ruajtjen e butësisë, që më pastaj ndihmon në tërheqjen e lëkurës dhe rregullon prodhimin e sebumit (një substancë natyrale në formë yndyre).

Pasta me shafran të Indisë

Krijoni një pastë duke përzier shafranin e Indisë me ujë dhe pasi që ta keni krijuar një masë homogjene, shpërndajeni në mënyrë të barabartë në fytyrë. Lëreni përzierjen që të thahet për 15 minuta dhe pastaj pastrojeni me ujë të ftohtë. Kjo kurë natyrale është më efektive nëse përsëritet disa herë në javë, për t’u siguruar që lëkurës i kthehet elasticiteti.

Maska me dredhëza dhe jogurt

Shtypni disa dredhëza dhe përzieni me 2-3 lugë gjelle jogurt për ta krijuar një maskë që mund të aplikohet në fytyrë. Lëreni përzierjen që ta kryej punën e vet për disa minuta, para se ta pastroni. Ky kombinim vepron për mrekulli në tërheqjen e lëkurës si dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke mundësuar një dukje më rinore të fytyrës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Lëngu i domates

Nxirreni lëngun nga një domate e freskët dhe aplikojeni në lëkurën tuaj duke bërë lëvizje rrethore. Bëjini masazh lëkurës për rreth pesë minuta dhe pastaj pastrojeni me ujë të ftohtë. Aplikimi i vazhdueshëm i lëngut të domates ndihmon në reduktimin e lëshimit të lëkurës dhe në të njëjtën kohë ndihmon në mbylljen e poreve, duke ua mundësuar të keni edhe lëkurë me shkëlqim.

Relaksimi i lëkurës

Relaksohuni në një vaskë të nxehtë me kripë deti. Kjo gjë ju ndihmon ta përmirësoni dukjen e lëkurës suaj. Përsëriteni këtë proces çdo ditë, për një javë dhe si rrjedhojë do ta përmirësoni dukjen e lëkurës së lëshuar, do t’i stimuloni muskujt dhe do ta riktheni shkëlqimin rinor, që e keni pasur dikur.

Vaji esencial i limonit

Aroma e limonit zakonisht shërben si sinonim i freskisë dhe energjisë. E, pikërisht kështu do të duket dhe do të ndihet lëkura juaj pas trajtimit me vaj esencial të limonit. Kjo pemë citrike ka veti të forta antiseptike, megjithatë nuk i bën fare dëm lëkurës suaj. Përkundrazi, vaji esencial i limonit stimulon mbylljen e poreve, i qetëson rrudhat dhe e përmirëson dukjen e përgjithshme të lëkurës. Aplikojeni vajin esencial të limonit me një topth pambuku ose përzieni me ujë dhe aplikojeni në lëkurë nëpërmjet shishes me sprej.

Soda e bukës

Përzieni sodën e bukës me ujë të vaktë deri sa të krijohet një pastë e trashë, të cilën më pastaj e aplikoni në lëkurë, duke bërë lëvizje rrethore të pëllëmbës së dorës. Soda e bukës është një kurë natyrale që ndihmon në eliminimin e yndyrës së tepër si dhe në zgjidhjen e problemeve me akne, e bën lëkurën më të butë dhe i qetëson rrudhat.

Leave a Reply