Maska natyrale që largon rrudhat brenda 7 ditësh

0
31

Nëse do të kishte një listë të problemeve më të urryera estetike, rrudhat pa dyshim që dotë  ishin në krye. Simptomë e pashmangshme e plakjes, por është e mundur të lehtësoni dhe vononi shfaqjen e tyre me përbërës plotësisht natyralë.

Tërshëra, një nga përbërësit e maskës, është një drithë i plotë dhe ushqyese, e pasur me vitamina dhe karbohidrate. Ajo promovon rigjenerimin e strukturës natyrale të lëkurës, duke ruajtur pH falë proteinave të saj.

Kosi është një hidratues i shkëlqyeshëm për lëkurën, ka një efekt ftohës, e ushqen dhe tonifikon atë. Mjalti është përdorur për kujdesin e lëkurës për mijëra vjet. Përmban aminoacide dhe enzima jetike për qelizat, ndihmon në shërimin e plagëve, është antiseptik dhe antibakterial dhe është i pasur me antioksidantë.

Në fund vitamina E lufton kundër radikalëve të lirë, përgjegjësit kryesorë për plakjen e lëkurës. Vitamina E ndihmon në luftimin e rrudhave dhe të gjitha simptomave të tjera të plakjes.

Për të përgatitur maskën kundër rrudhave, përzieni 2 lugë kos me 1 mjaltë, 2 lugë tërshërë dhe përmbajtjen e një kapsule vitaminë E. Përziejini mirë derisa të fitohet një masë homogjene.

Aplikojeni në fytyrë para se të flini dhe lëreni të veprojë 15-20 minuta, më pas shpëlajeni fytyrën me shumë ujë të ngrohtë. Aplikoni një hidratues menjëherë pasi të keni tharë mirë fytyrën.

Leave a Reply