Limon dhe sheqer për pastrimin e lëkurës, kombinimi më i mirë

0
51

Lëkura është pjesa më e ndjeshme e trupit të njeriut.

Ajo ka nevojë për përkujdesje të veçantë dhe të vazhdueshme.

Lëkura është gjithashtu zona më e ekspozuar e trupit dhe për pasojë ka tendencën të njolloset nga puçra, aknet dhe pikat e zeza.

Aknet lënë shenja të forta që prishin shkëlqimin e lëkurës dhe shkatërrojnë bukurinë e saj.

Një nga kurat më të mira bimore dhe natyrale për shëndetin e lëkurës dhe heqjen e njollave , bashkon lëngun e limonit me sheqerin organik kaf.

Kjo kurë natyrale është shumë mirëbërës edhe për heqjen e pikave të zeza dhe ato dhjamore në lëkurë.

Pasta me kokrriza e formuar prej sheqerit dhe lëngut të limonit përthan puçrat dhe nxjerr me lehtësi pikat e zeza.

Limon Dhe Sheqer Për Pastrimin e Lëkurës

Përgatitja e kësaj maske pastruese është shumë e lehtë.

Për të ju nevojiten:

Gjysëm limoni i verdhë

Çerek filxhan çaji sheqer kaf

Shtrydhni gjysmën e një limoni në një enë dhe shtoni çerek filxhani sheqer organik.

Përziejeni mirë që të formoni një maskë pastruese me kokrriza që heqin qelizat e vdekura.

Maskën mund ta përdorni në lëkurë duke e fërkuar atë me lëvizje rrethore.

Mbajeni për disa minuta deri sa të ngurtësohet pak.

Më pas merrni një peshqir për fytyrën, lageni me ujë të nxehtë dhe mbajeni në fytyrë për më pak se një minutë.

Avulli që do të lëshojë peshqiri do të hapë poret dhe do të zbusë maskën.

Fshijeni maskën nga lëkura dhe më pas vazhdoni me rutinën tuaj të përkujdesjes për lëkurën: qumështin, tonikun, kremin ushqyes.

Limoni ka aftësi shtrënguese për lëkurën dhe është shumë i mirë për heqjen e pikave të zeza dhe tkurrjen e poreve.

Kjo maskë mund të përdoret një herë në javë.

Ajo nuk mund të bëhet me sheqer të bardhë e të përpunuar sepse ai nuk i bën mirë as lëkurës dhe as organizmit./AgroWeb.org

Leave a Reply