Kujdesi për lëkurën në vjeshtë, këshillat që duhet të ndiqni

0
468

Me ardhjen e vjeshtës, rutina e kujdesit për lëkurën gjithashtu ndryshon, pasi lëkura ka nevojë për produkte më ushqyese, për të mbrojtur lëkurën nga ndryshimet klimatike dhe për ta mbajtur atë të hidratuar.

Produktet duhet të jenë delikatë në mënyrë që të mos irritojnë shumë lëkurën, tashmë të sulmuar nga ndryshimi i klimës, ndërsa kremrat duhet të jenë të butë dhe të lëngshëm për të krijuar një efekt mëndafshi.

Në këtë periudhë tranzicioni midis sezonit të nxehtë dhe dimrit të ftohtë, pastrimi i thellë i lëkurës do t’ju ndihmojë të eliminoni qelizat e vdekura. Nëse nuk përdorni një eksfoliant, rreziku është që me të ftohtin, të krijohen çarje dhe lëkura nuk do të jetë homogjene ose e lëmuar.

Hidratimi është një tjetër hap i domosdoshëm. Kremi hidratues nuk duhet të mungojë kurrë, dhe nëse gjatë verës keni përdorur një krem të lehtë dhe të freskët, gjatë kësaj stine duhet të përdorni një produkt që rregullon nivelin e duhur të hidratimit, duke qetësuar çdo skuqje të shkaktuar nga ndryshimi i klimës dhe temperaturat e ulëta.

Nëse lëkura juaj është shumë e thatë ose e dehidratuar mund të krijoni një kombinim të serumit me një krem. Gjithashtu, janë të nevojshme dhe trajtimet e ndryshme dhe vjeshta është koha ideale për t’ju kushtuar vëmendje.

Leave a Reply