Kjo është ngjyra e flokëve më tundese për vjeshtën 2020

0
89

Profesionistë të ndryshëm për ngjyrat e flokëve shprehen se kur temperaturat bëhen më të ftohta, klientët bëhen më të ngrohtë. Nëse pranvera dhe vera janë stinët e flokëve biondë deri në platin, vjeshta dhe dimri janë stinët e ngjyrave më të ngrohta duke filluar nga e kuqja e deri te çokollata dhe e zeza, shkruan Class.

Ndërsa këtë vjeshtë ngjyra që do të mbizotërojë është ngjyra e kuqe në të gjitha nuancat e saj. Duket se tani, më shumë se kurrë, njerëzit po guxojnë në pamjen e tyre duke u orientuar drejt ndryshimit. Me ndërrimin e stinëve, është mirë të ndryshohet edhe pamja. Kujt nuk i pëlqen të ndihet gjithmonë e freskët dhe ndryshe, duke eksperimentuar me pamjen? Por përpara se të vendosni për një ndryshim kaq të rëndësishëm sa është ngjyra e flokëve, filloni të bëni disa kërkime.

Ajo çfarë është më e rëndësishme është gjetja e vendit të duhur dhe më pas gjetja e ngjyrës që ju frymëzon dhe përshtatet më shumë me ju.

Nëse vendosni të përqafoni trendin e sezonit dhe zgjidhni ngjyrën e kuqe për flokët tuaj, duhet të keni parasysh një fakt të rëndësishëm: flokët e kuq kanë tendencën të zbehen shpejt bazuar sa shpesh i lani apo stiloni. Rrjedhimisht flokët e kuq kërkojnë maska të shpeshta për shkëlqim dhe për rifreskim toni.

Por pavarësisht mirëmbajtjes që kërkon, ngjyra e kuqe mbetet një ngjyrë tunduese dhe tërheqëse që ju bën të bini menjëherë në sy.

Leave a Reply