Këto xhinse të shkurtra do të jenë më të popullarizuarat këtë sezon

0
497

Për shkak të këmbëve të gjera shumica i quajnë funde të rreme.

Çdo sezon me vete sjell edhe trendë të rinj mode, ndërkaq sipas mendimit të disa ekspertëve të modës, këto xhinse të pazakonshme do të jenë hit i vërtetë veror.

Kur është fjala për xhinset e modeleve të shqyera do të zëvendësohen me modele ‘culottes’.

Fjala është për tri të katërta e xhinseve me bel të thellë, të cilat qëndrojnë larg trupit dhe zgjerohen nga fundi.

Ky model ka qenë i popullarizuar në të kaluarën, mirëpo dukja e tashme nuk ngjan me modelin origjinal.

Sipas disa burimeve, ky model rrjedh nga Franca, ndërkaq në fillim i kanë bartur meshkujt si rroba të poshtme të gjata.

Në botën e modës për shkak të këmbëve të gjata shpesh i quajnë funde të rreme, ndërkaq ekspertët e modës kanë bindjen që do të arrijnë popullaritet të madh këtë verë.

Janë të rehatshme, qëndrojnë larg trupit dhe lehtë kombinohen me shumë stile veshjesh.

/Telegrafi

Leave a Reply