Këto janë rregullat bazë për grimin e syve

0
251

Nëse dëshironi të keni sy me grim, këto rregulla duhet t’i dini! Rregulli i parë bazë, që duhet ta dini gjatë blerjes së hijes, është që kurrë të mos jetë e ngjashme me sytë tuaj, sepse në mënyrë vizuale do t’i “përpijë”, në vend se t’i theksojë ata.

Rregulli tjetër është që të keni kujdes në ngjyrat plotësuese, përkatësisht ngjyrat që theksohen mes vetes. Në këtë ilustrim gjeni ngjyrën, që është e ngjashme me sytë tuaj, e në anën tjetër do ta gjeni ngjyrën plotësuese, që më së miri i përshtatet syve tuaj.

Rregulli i tretë do të ishte që hijet e kaltra të errëta dhe të argjendta, janë kombinim i pagabueshëm, nëse edhe më tutje nuk jeni të sigurta. Me rregullin e katërt ju tregojmë se si me kombinimin e tri nuancave, do të arrini rezultatet më të mira – nuancën e mesme e vendosni nga qerpikët e deri në fund të kapakut, më pas me brushë ose me gisht zbutni hijen. Më pas aplikoni laps të errët rreth qerpikëve e më pas edhe nuancën më të errët sipër qerpikëve – e më pas edhe atë bazë e zbutni me brushë. Në fund, nuanca e ndritshme në mesin e kapakut dhe lapsi nën vetulla do të dhurojë freski dhe do ta “hapë” syrin. Para se ta vendosni hijen, në kapakun e syrit vendosni bazë..

SYTË E KALTËR

Nuancat ezmere dhe ato të tullave më së shumti u kanë hije syve të kaltër. Po ashtu, më shumë i thekson edhe efekti “smokey”. Pra, tone krejtësisht të errëta ezmere ose hije plotësisht të zezë. Më të guximshmet mund të luajnë edhe me ngjyrën e tullave. Duhet përmendur që sytë e kaltër dhe lajneri i zi janë aleatët më të mirë.

SYTË EZMERË

Tonet e ngrohta ezmere përfundimisht janë më falënderuesit për kombinimin e nuancës së lehtë vjollcë dhe ngjyrës së shampanjës, ezmere, e kaltër e errët po ashtu është e hatashme në kombinim me to. Por, edhe këtu kemi disa rregulla. Duhet ta dini se tonet e ndritshme në mënyrë vizuale rritin sytë tuaj e hijet e errëta dhe lapsi e arrijnë krejtësisht të kundërtën. Do të ishte mirë që gjatë grimit të fortë të shmangni lapsin e zi ose hijen e zezë, ajo në nuancat ngjyrë kafeje ose të kaltër të errët do të arrijnë efekte shumë më të mira. Nëse aplikoni laps të errët gjatë gjithë kapakut të syve, do t’i “mbyllni” sytë. Për një grim të thjeshtë të syve ezmerë mjafton nuanca e hijes pastele dhe sy shtresa maskarë.

SYTË E GJELBËR

Hija vjollcë me siguri se është e krijuar për sytë e gjelbër. Pos saj, provoni t’i kombinoni edhe tonet ezmere ose të arta, si dhe ngjyrën e butë të pjeshkës nëse dëshironi një grim jo edhe aq të theksuar.

Leave a Reply