Këtë maskë për heqjen e pikave të zeza mund ta realizoni që tani në shtëpi

0
454

Pastrimi i fytyrës nga pikat e zeza nuk ka qenë kurrë më i lehtë se kaq. Në këtë artikull po ju japim recetën e një maske e cila eliminon dhe redukton pikat e zeza në lëkurë. Gjithçka që ju duhen janë 2 përbërës dhe vetëm 10 minuta kohë.

Përbërësit:

1. Lëng portokalli

2. Xhelatinë pluhur

Përgatitja:

Në një enë të pastër përzjeni së bashku xhelatinën dhe lëngun e portokallit. Trazojini mirë deri sa të krijohet një masë homogjene.

Këtë masë që u krijua vendoseni të ziejë për rreth 5 minuta në banjo mari.

Pasi ta keni hequr nga zjarri këtë përzierje lëreni që të ftohet për rreth 3-4 minuta.

Më pas aplikojeni në fytyrë me anën e një spatule nga ato që përdoren për depilimin me dyll ose me anë të një furçe. Lëreni në fytyrë deri sa të vini re se maska është tharë. Më pas largojeni nga fytyra në formën e një “peel off mask”.

Leave a Reply