Këshilla grimi që të dukeni flirtuese në ndejat e fundvitit

0
41

Sezoni i ndejave është në vlugun më të madh, që do të thotë se dëshironi të dukeni më së bukuri. Në vend se të dukeni si një vit më parë, përse mos të provoni diçka më ndryshe? Hidhuni një sy këtyre ideve.

APLIKONI BUZËKUQ TË KUQ TË SHNDRITSHËM

Nuk jeni një prej atyre që aplikoni buzëkuqin e kuq? Imagjinoni për një arritje dramatike që mund të bëni në një shtresë buzëkuqit të kuq me shkëlqim? E kuqa rri mirë te secila, derisa buzëkuqi i kuq është i përsosur për fustanet festive. Eksperimentoni me të kuqen për të gjetur më të mirën.

Gi2 PROVONI ‘EYELINER’ ME NGJYRË

Kush thotë se e zeza apo e kafenjta është opsioni juaj i vetëm? Këtë sezon të festave, provoni të kaltrën, të gjelbrën apo vjollcën? Ngjyra që zgjidhni syve tuaj do t’ju dhurojë më të mirën. ‘Eyeliner’ me ngjyrë është shumë i hatashëm derisa do të dukeni më me stil. Bëni një lajner këndor për dukje edhe më dramatike.

JEPINI FYTYRËS PAK SHKËLQIM

Dëshironi të dukeni rrezatuese sikurse një engjëllushë këtë vit? Kemi lajm të mirë për ju. Mund të shtoni disa produkte me shkëlqim në çantën tuaj të grimit. Përdorni bazë me shkëlqim, bojëkuq ose hije të syve që ju ofrojnë shkëlqimin për gjithë natën.

APLIKONI NGJYRË TË ERRËT TË HIJES SË SYVE

Ndejat e festave zakonisht janë natën, kështu që do të jetë paksa errët atje. Kjo ju lë të bëni eksperimente me nuancat e errëta të grimit. Provoni të gjelbër të errët apo kumbull. Kombinuar me pak lajner të këndshëm të artë, do të jeni ylli i shfaqjes.

PËRDORNI LAJNER DHE MASKARË ME NGJYRË TË ZEZË

Nuk ka gjë më të mirë për një aferë me të zezën sesa krejt në të zeza. Ju nuk do të dëshironi që krejt grimi të jetë super i errët, porse mund të krijoni një sy dramatik duke krijuar lajnerin dhe maskarën me ngjyrë të zezë. Të kombinuara, kjo dyshe ju jep zjarrin misterioz që shkon hatashëm me fustanin tuaj të shkurtë me ngjyrë të zezë dhe ato takat e kuqe.

PROVONI TË DREDHONI QERPIKËT

Kurrë nuk i keni dredhur qerpikët tuaj? Do të jeni të mahnitura se çfarë ndryshimi kjo i sjell dukjes tuaj. Qerpikët e dredhur hapin sytë dhe fytyrën tuaj duke i dhënë një dukje më të drekët e të gjithë do ta dallojnë këtë. Dhuroni në majë një shtresë me maskarë të zezë për dukje edhe më të mirë.

Leave a Reply